Skil F0150780RA - Manuale d'uso - Pagina 31

Skil F0150780RA
Pagina 1
1 Pagina 1
2 Pagina 2
3 Pagina 3
4 Pagina 4
5 Pagina 5
6 Pagina 6
7 Pagina 7
8 Pagina 8
9 Pagina 9
10 Pagina 10
11 Pagina 11
12 Pagina 12
13 Pagina 13
14 Pagina 14
15 Pagina 15
16 Pagina 16
17 Pagina 17
18 Pagina 18
19 Pagina 19
20 Pagina 20
21 Pagina 21
22 Pagina 22
23 Pagina 23
24 Pagina 24
25 Pagina 25
26 Pagina 26
27 Pagina 27
28 Pagina 28
29 Pagina 29
30 Pagina 30
31 Pagina 31
32 Pagina 32
33 Pagina 33
34 Pagina 34
35 Pagina 35
36 Pagina 36
37 Pagina 37
38 Pagina 38
39 Pagina 39
40 Pagina 40
41 Pagina 41
42 Pagina 42
43 Pagina 43
44 Pagina 44
45 Pagina 45
46 Pagina 46
47 Pagina 47
48 Pagina 48
49 Pagina 49
50 Pagina 50
51 Pagina 51
52 Pagina 52
53 Pagina 53
54 Pagina 54
55 Pagina 55
56 Pagina 56
57 Pagina 57
Pagina: / 57
Caricamento dell'istruzione

194

! заштитете се од ефектите на вибрациите

преку одржување на алатот и неговите

делови, одржување на топлината во вашите

раце, и организирање на вашата работа

Motosharrë

0780

HYRJE

• Kjo vegël pune është e projektuar për sharrimin e drurit,

si binarë druri, dërrasa, degë, trungje druri, etj., dhe për

sharrimin e pemëve; prerjet mund të sharrohen sipas ose

përgjatë fibrës së drurit

• Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional

• Kontrolloni nëse paketimi përfshin të gjitha pjesët siç janë

të ilustruara në skicë

2

• Kur pjesët mungojnë ose janë të dëmtuara, ju lutemi

kontaktoni me shitësin

• Lexoni me kujdes këtë manual udhëzimesh para

përdorimit dhe ruajeni për referencë në të ardhmen

3

• Jini të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të sigurisë

dhe paralajmërimeve; mosrespektimi mund të

shkaktojë dëmtime të rënda

TË DHËNAT TEkNIkE

1

ELEMENTET E PAJISJES

2

A

Pllaka e kapakut

B

Çelësi i bllokimit

C

Zinxhiri

D

Fleta e zinxhirit

E

Sinboli për rrotullimin dhe drejtimin e prerjes

F

Ingranazhi i lëvizjes

G

Buloni i shtrëngimit

H

Krahët e drejtimit për fletën e zinxhirit

J

Kapësja e tendosjes së zinxhirit

k

Çelësi i tendosjes së zinxhirit

l

Dalja e vajit

m

Kapaku i depozitës së vajit

N

Shenja e minimumit

P

Bllokuesi i kordonit

Q

Çelësi i sigurisë

R

Çelësi i aktivizimit

S

Leva e aktivizimit për frenin e goditjes së kthimit

(mbrojtësja manuale)

T

Doreza përpara

U

Doreza prapa

V

Dhëmbët metalikë të kapjes

W

Të çarat e ajrosjes

X

Mbrojtësja e zinxhirit

Y

Shina e magazinimit (

vidat nuk përfshihen

)

Z

Kapësja për vendosje

SIGURIA

UDHËZIMET E PËRGJITHSHME PËR SIGURINË

PARALAJMËRIM! Lexoni të gjitha paralajmërimet e

sigurisë dhe të gjitha udhëzimet.

Mosrespektimi i

paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në

goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtime të rënda.

Ruani të

gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për referencë në

të ardhmen.

Termi “pajisje elektrike” në paralajmërime i

referohet pajisjes elektrike që përdoret nga priza (me kabllo)

ose pajisjes elektrike me bateri (pa kabllo).

1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS

a)

Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar

mirë.

Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për

aksidente.

b)

Mos i përdorni pajisjet elektrike në situata me

mundësi shpërthimi, si në prani të lëngjeve, gazeve

ose pluhurave të djegshëm.

Pajisjet elektrike

shkaktojnë shkëndija që mund të ndezin pluhurat ose

avujt.

c)

Mbajini fëmijët dhe personat e tjerë larg gjatë

përdorimit të veglës së punës.

Tërheqja e vëmendjes

mund të shkaktojë humbjen e kontrollit.

2) SIGURIA ElEkTRIkE

a)

Spinat e veglës së punës duhet të përputhen me

prizën. Mos modifikoni kurrë spinën në asnjë

mënyrë. Mos përdorni asnjë spinë përshtatëse me

veglat e punës me tokëzim.

Spinat e pamodifikuara

dhe prizat përshtatëse do të zvogëlojnë rrezikun e

goditjes elektrike.

b)

Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të

tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë.

Ka

një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi

është i tokëzuar.

c)

Mos ekspozoni veglat e punës në shi ose në kushte

me lagështi.

Uji që hyn në veglën e punës do të rritë

rrezikun e goditjes elektrike.

d)

Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë

kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e

spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg

nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që

lëvizin.

Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun

e goditjes elektrike.

e)

Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme,

përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për

përdorim në mjedise të jashtme.

Përdorimi i një

kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të

jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.

f)

Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me

lagështi është i pashmangshëm, përdorni një

automat qarku me shkarkesë me tokëzim.

Përdorimi i

një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun

e goditjes elektrike.

3) SIGURIA PERSONALE

a)

Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni

dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune.

Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose

nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit.

Një

moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave

të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.

"Caricamento dell'istruzione" significa che è necessario attendere finché il file non è caricato e pronto per la lettura online. Alcune istruzioni sono molto grandi e il tempo di caricamento dipende dalla velocità della tua connessione a Internet.