Samsung Tab Active Pro - Manuale d'uso - Pagina 9
Tavoletta Samsung Tab Active Pro – Manuale d'uso, leggi gratuitamente online in formato PDF. Speriamo che questo ti aiuti a risolvere eventuali dubbi. Se hai ulteriori domande, contattaci tramite il modulo di contatto.
Shqip
21
Shmangni kontaktin me pajisjen kur është duke u nxehur tepër. Nëse nuk bëni këtë mund të
shkaktoni djegie temperature të ulët, skuqje dhe pigmentim të lëkurës
• Bëni kujdes nga nxehja e tepërt e pajisjes kur e përdorni për periudha të gjata dhe shmangni
kontaktin për kohë të gjatë me lëkurën.
• Mos u ulni mbi pajisje ose mos bëni kontakt direkt me lëkurën për periudha të gjata kur e karikoni
ose lidhni me një burim energjie.
• Tolerancat ndaj temperaturës së lartë ndryshojnë individualisht. Ju lutem bëni shumë kujdes në
lidhje me përdorimin nga fëmiëjt, të moshuarit dhe njerëzit me kufizime të veçanta.
Mos e përdorni pajisjen me kapakun e pasmë të hequr
Bateria mund të bjerë nga pajisja, e cila mund të shkaktojë dëmtime ose keqfunksionime.
Bëni kujdes të mos ekspozoni lenten e kamerës në burim të fortë drite si për shembull drita
direkte e diellit
Nëse lentja e kamerës ekspozohet në burim të fortë drite, si për shembull në dritën e diellit, sensori i
imazhit të kamerës mund të dëmtohet. Sensori i dëmtuar është pjesë që nuk ndërrohet dhe shkakton
pika ose njolla në fotografi.
Nëse pajisja juaj ka një dritë kamere, mos e përdorni për të mbyllur syte e njerëzve ose
kafshëve
Përdorimi i blicit pranë syve mund të shkaktojë humbje të përkohshme shikimi ose të dëmtojë sytë.
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
• Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e mbani ekranin shumë afër
syve tuaj.
• Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni dritave të forta gjatë shikimit
të videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash për një periudhë kohore të gjatë. Nëse
ndieni jorehati, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes.
• Nëse ndonjë i afërmi juaj ka provuar kriza ose të fikët gjatë përdorimit të një pajisjeje të tillë,
konsultohuni me një mjek para se ta përdorni pajisjen.
• Nëse ndjeni parehati, si për shembull spazmë muskulare, ose i çorientuar, mos e përdorni pajisjen
dhe konsultohuni me një mjek.
• Për të parandaluar lodhjet e syrit, bëni pushime të shpeshta kur e përdorni pajisjen.
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve në ekran me gishta,
luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj.
Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini
butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas përdorimit,
mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
"Caricamento dell'istruzione" significa che è necessario attendere finché il file non è caricato e pronto per la lettura online. Alcune istruzioni sono molto grandi e il tempo di caricamento dipende dalla velocità della tua connessione a Internet.